Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Ukrainës, Volodymyr Paytenko, i ka vlerësuar paraqitjet e Kosovës së fundmi, dhe ka thënë se presin ndeshje të vështirë.
Ukraina e Kosova të premten në orën 17:00 takohen në ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin e vitit 2025.
Ballafaqimi zhvillohet në “Mardan Antalyaspor” të Antalias në Turqi, pasi Ukraina nuk i luan në shtëpi ndeshjet vendëse që nga pushtimi nga Rusia.
Kosova është në grupin 4 të Ligës B. Në grup janë edhe Kroacia dhe Uellsi.
“I kemi studiuar kundërshtarët dhe kemi bërë ushtrime taktike. Kosova është paraqitur mirë në Ligën e Kombeve, ka avancuar nga Liga C në Ligën B. Më pas në muajin shkurt ka luajtur mirë në ‘Turkish Ëomen’s Cup’, dhe i ka fituar të tria ndeshjet, kundër Indisë, Estonisë dhe Hong-Kongut”, ka deklaruar selektori Paytenko fillimisht.
“Kosova ka linjë të fortë sulmuese sepse shumë lojtare luajn ënë klube të huaja. Kështu, kapitenia e ekipit, sulmuesja Erëleta Memeti, luan për Hoffenheimin. Sulmuesja Valentina Limani paraqitet për Eintracht Frankfurtin, kurse Elizabeta Ejupi për Sunderlandin anglez. Ka lojtare nga kampionati i Zvicrës, Austrisë, Suedisë dhe Turqisë. Kemi detyra të vështira para sepse qëllimi jonë është të fitojmë në çdo ndeshje. Minimumi është arritja në plejof, ndërsa maksimumi është të shkojmë në ‘Euro 2025’”, deklaroi ai.
Nikoqire e Evropianit 2025 do të jetë Zvicra, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen në tetë qytete të ndryshme, nga 2 deri më 27 korrik.
Nga katër grupet e Ligës B, gjashtë skuadra avancojnë në raundin e dytë.