Haka barazoi në shtëpi të dielën ndaj Lahtit në “Veikkausliiga” të Finlandës.
Haka e fitoi pikën në këtë ndeshje, falë kontributit të dhënë nga Arlind Sejdiu.
Sejdiu 23-vjeçar shënoi në minutën e 72-të për barazimin e rezultatit, ndërsa u zëvendësua pesë minuta para fundit.
Ai ka pesë gola të realizuar në 27 paraqitje në edicionin aktual.
Haka pas 22 ndeshjeve zë vendin e pestë me 35 pikë.