Leroy Sane është gati të vazhdojë kontratën me Bayernin. Sipas “Kicker”, lojtari gjerman ka refuzuar disa klube nga Arabia Saudite për të qëndruar edhe më gjate te Bayerni.
Ai po ashtu ka refuzuar t’i bashkohet Arsenalit.
Sane është në bisedime me Bayernin për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2028.
Sane aktualisht fiton rreth 20 milionë euro në vit te gjiganti gjerman. Por me kontratën e re, raportohet se futbollisti i Gjermanisë është i gatshëm të pranoj pagë dhjetë milionë euro.