Futboll

Saliba dëshiron të mbetet tek Arsenali

Saliba

Francezi Willian Saliba është i lumtur tek Arsenali. Mbrojtësi ka thënë se dëshiron të mbetet edhe më gjatë pjesë e Arsenalit. Ai ka shuar zërat se do të largohet gjatë verës nga skuadra londineze. Ai synon trofe me Arsenalin.

Për Saliban ka shprehur interesim gjiganti spanjoll, Real Madrid.

“Unë jam shumë i lumtur këtu. Unë kam edhe dy vjet e gjysmë kontratë. Jam i lumtur këtu dhe dua të vazhdoj këtu. Dua të fitoj gjëra të mëdha me Arsenalin. Nëse largoheni nga ky klub pa fituar asgjë, tifozët do t’ju harrojnë. Dua të fitoj gjëra të mëdha këtu”, ka thënë Saliba, shkruan të martën “Sportskeeda”.

Qendërmbrojtësi Saliba është shumë i dashur për tifozët e klubit londinez.

Ai vlerësohet shumë edhe nga trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.