Futboll

Salernitana e ndal në barazim Milanin në ndeshjen e fundit të sezonit

Milan

Milani ka barazuar me rezultat 3:3 me Salernitanan në ndeshjen e fundit këtë edicion në Serie A. 

Rafa Leao e shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 22-të. Pesë minuta më pas Olivier Giroud realizoi për 2:0. Nigeriani Simy shënoi për 2:1 në minutën e 64-t. Milani golin e tretë në ndeshje e shënoi përmes Davide Calabrias i cili realizoi në minutën e 77-të. Për 3:2, Junior Sambia realizoi në minutën e 87-të e sulmuesi Simy i barazoi shifrat në 3:3 në minutën e 89-të. 

Për sulmuesin francez Olivier Giroud kjo ishte ndeshja e fundit me fanellën e Milanit, pasi nga edicioni i ardhshëm do të luajë në MLS.

Milani edicionin e ka mbyllur në vendin e dytë në tabelë me 75 pikë.

Salernitana tashmë ka rënë nga liga dhe nga edicioni i ardhshëm do të bëjë gara në nivelin e dytë të futbollit italian.