Vetëm disa ditë më parë ylli i futbollit, Mohamed Salah, e rinovoi kontratën me Liverpoolin. Egjiptiani të dielën ka thyer tjetër rekord në Premier League.
Salah është bërë lojtari me më së shumti gola dhe asistime për një edicion të Premier Leagues me 38 ndeshje. Ai deri më tani është i përfshirë në 45 gola në elitën e futbollit anglez.
Egjiptiani Salah e ka tejkaluar rekordin e legjendës së Arsenalit, Thierry Henry, i cili ishte i përfshirë në 44 gola në edicionin 2002/2003.
Salah regjistroi një asistim të dielën në fitoren 2:1 të Liverpoolit ndaj West Ham Unitedit.
Kjo ndeshje i takoi javës së 32-të.
Salah asistimin e bëri te goli i parë i Liverpoolit që e realizoi Luis Diaz në minutën e 18-të. Golin e dytë për skuadrën e drejtuar nga trajneri, Arne Slot, e shënoi Virgil van Dijk në minutën e 89-të.
Liverpooli vazhdon sigurt drejt titullit të kampionit. E mban pozitën e parë me 76 pikë. West Hami ka 35 pikë në vendin e 17-të.
Salah i ka 27 gola e 18 asistime në 32 paraqitje kampionale.