Me golin e shënuar në derbin ndaj Manchester Unitedit, Mohamed Salah e ka barazuar rekordin e legjendës së futbollit francez, Thierry Henry, sa u përket realizimeve në elitën e futbollit anglez.
Sulmuesi i Liverpoolit, Salah, në minutën e 70-të shënoi për 2:1 nga penalltia, në ndeshjen që po luhet në stadiumin e zjarrtë “Anfield”.
Shifrën e 175 golave në Premier League, Salah e ka arritur pas 282 ndeshjeve të luajtura. Salah ka edhe 82 asistime.
Ndërkohë, Thierry Henry, 175 gola i shënoi pas 258 ndeshjeve. Henry ka pasur edhe 74 asistime.
Lista:
Alan. Shearer - 260.
Harry Kane - 213.
Wayne Rooney - 208.
Andrew Cole - 187.
Sergio Agüero - 184.
Frank Lampard - 177.
Thierry Henry - 175.
Mohamed Salah - 175.