Futboll

Sadiku vazhdon me gol e asistim në Indi

Armando Sadiku

Armando Sadiku ka vazhduar me tjetër gol e asistim në elitën e futbollit të Indisë.

Goa, skuadra e sulmuesit shqiptar, e mposhti në shtëpi të shtunën Bengalurun, 3:0.

33-vjeçari që luajti deri në minutën e 79-të, shënoi për 1:0 në minutën e 63-të, ndërsa asistimin e realizoi në minutën e 72-të.

Ai tani ka shtatë gola në total e një asistim, në fillim të kësaj kampanje.

Goa pas shtatë ndeshjeve të luajtura ka nëntë pikë, ndërsa Belanguru është lider me 16 pikë.