Futboll

Sadiku shënon tjetër gol në Superligën indiane

Armando Sadiku

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, ka shënuar tjetër gol në elitën e futbollit të Indisë.

Sadiku 32-vjeçar dhe skuadra e tij, Mohun Bagan, fituan të enjten në mbrëmje në udhëtim te Bengaluru me rezultatin 4:0.

Ai luajti deri në minutën e 79-të, ndërsa golin për 4:0 e shënoi në minutën e 59-të.

Sadiku ka tetë gola në Superligën e Indisë në edicionin aktual, dhe 11-të në të gjitha garat, në 33 paraqitje.

Mohun Bagani ka 45 pikë në vendin e dytë, dhe e ka siguruar gjysmëfinalen në plejofin e Superligës.

Lider është Mumbai City me 47 pikë.