Rumania ka shënuar tjetër fitore për ta ruajtur vendin e parë në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve. Rumania mposhti në udhëtim Lituaninë me rezultatin 2:1.
Lutuania shënoi e para nëpërmjet Armandas Kuçkys. Ai shënoi në minutën e 7-të, kurse nga penalltia shënuan edhe rumunët. Razhvan Marin shënoi në minutën e 18-të. Fitoren Rumanisë ia siguroi Denis Dragush në minutën e 65-të.
Rumania është e para me 12 pikë, kurse Kosova një pozitë më poshtë me nëntë pikë. Qiproja është treta me tri pikë, Lituania e fundit pa pikë.