Donat Rrudhani i Luzernit dhe Alban Ajdini i Lausannes kanë shënuar gola për skuadrat e tyre, por në fund kanë marrë vetëm nga një pikë.
Luzerni dhe Lausanne barazuan 2:2, në kuadër të xhiros së nëntë të elitës së futbollit zviceran.
Sulmuesi Ajdini shënoi për mysafirët në minutën e tetë, kurse Rrudhani pas gjysmë ore lojë e ngushtoi epërsinë në 2:1.
Rrudhani e kompletoi ndeshjen, kurse Ajdini u zëvendësua në minutën e 71-të.
Luzerni është në pjesën e sipërme të tabelës me 18 pikë në nëntë ndeshje të luajtura. Lausanne ka dhjetë pikë më pak në pjesën e poshtme të tabelës.