Futboll

Rrudhani asiston në golin e fitores ndaj Baselit

Donat Rrudhani

Futbollisti i Kosovës, Donat Rrudhani, ka kontribuar me asistim në fitoren e Luzernit ndaj Baselit, 1:0. Rrudhani asistoi për Luca Jaquezin, i cili shënoi golin e fitore në minutën e 78-të.

Ndeshja Luzern – Basel i takoi javës së tetë të elitës së futbollit zviceran. Rrudhani kompletoi takimin, kurse për skuadrën e Baselit nga minuta e parë u paraqitën Leon Avdullahu, Xherdan Shaqiri dhe Albioan Ajeti. Dy të fundit u zëvendësuan në pjesën e dytë.

Shaqiri nga fusha doli në minutën e 56-të, kurse Ajeti në minutën e 70-të.

Taulant Xhaka mbeti në stol. Luzerni është i dyti me 17 pikë, kurse Baseli në vendin e dhjetë me dhjetë pikë. Për Baselin ishte disfata e dytë rresht.