Futboll

Rrahmani shpallet lojtar i muajit mars te rapidi

Albion Rrahmani

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Albion Rrahmani, është zgjedhur lojtari më i mirë i muajt mars te skuadra rumune, Rapid Bukuresht.

Lajmin e ka bërë të ditur Rapidi të premten.

Rrahmani ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me një asistim gjatë muajit mars.

Aktualisht, Rrahmani është golashënuesi i dytë më i mirë në Supeligën e Rumanisë. Në 27 ndeshje të zhvilluara këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 19 gola dhe ka bërë katër asistime.

Rapidi është në krizë rezultatesh, por Rrahmani po vazhdon me gola.