Albion Rrahmani ka shfaqur tjetër paraqitje mbresëlënëse me skuadrën e re, Spartën e Pragës.
Rrahmani në këtë afat kalimtar veror u transferua nga Rapidi i Bukureshtit dhe ka vazhduar paraqitjet e mira edhe me skuadrën e re.
Sulmuesi 24-vjeçar i Kosovës debutoi me gol në kualifikimet e Ligës së Kampionëve kur shënoi si zëvendësues ndaj Malmos në fitoren 2:0 në udhëtim.
Me atë fitore, Sparta e Pragës siguroi fazën grupore të Championsit.
Rrahmani të shtunën ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 50-të. Pati një asistim e një gol të shënuar.
Sparta e Pragës fitoi 2:0 në udhëtim te Hradec Kralove në ndeshjen e xhiros së shtatë të kampionatit elitar çek.
Rrahmani asistoi në minutën e tetë për Lukash Haraslinin, ndërsa shënoi në fundin e pjesës së parë me asistim të Ermal Krasniqit.
Rrahmani luajti deri në minutën e 50-të, ndërsa Krasniqi u zëvendësua në minutën e 65-të. Edhe Qazim Laçi ishte titullar dhe u zëvendësua gjashtë minuta para fundit. Indrit Tuci ishte në bankën rezervë.
Sparta e Pragës pas shtatë ndeshjeve ka 19 pikë dhe kryeson në tabelë.
Gol e asistim nga Rrahmani
Pas golit në debutim, që e kualifikoi Spartën e Pragës në Ligën e Kampionëve në mesjavë, Albion Rrahmani ka vazhduar me gol e asistim edhe në kampionatin elitar të Republikës së Çekisë.
Sparta e Pragës po fiton 2:0 në udhëtim te Hradec Kralove, ndërsa po luhet minuta e 67-të.
Rrahmani asistoi në minutën e tetë për Lukash Haraslinin, ndërsa shënoi në fundin e pjesës së parë me asistim të Ermal Krasniqit.
Për Rrahmanin është goli i dytë në po aq ndeshje të luajtura.