Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani me Napolin të dielën në mbrëmje e kanë mposhtur Monzan me rezultatin 2:0. Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë të Serie A.
Të dy golat e Napolit u shënuan në pjesën e parë.
Matteo Politano në minutën e 22-të realizoi për 1:0. Ndërsa në minutën e 33-të, Khvicha Kvaratskhelia shënoi për 2:0. Rrahmani e kompletoi ndeshjen.
Napoli është në pozitën e parë me 13 pikë. Monza nuk ka fitore ende në Serie A dhe është në vendin e parafundit me tri pikë.