Futboll

Rrahmani me Napolin mposhten nga Bologna

Amir Rrahmani

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është mposhtur me Napolin të shtunën nga Bologna në kuadër të javës së 36-të të Serie A. 

Bologna fitoi me rezultatin 2:0.

Golat e fitores u shënuan në pjesën e parë. Sulmuesi Dan Ndoye e shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e nëntë. Tre minuta më vonë mbrojtësi Stefan Posch shënoi golin e dytë dhe të fundit në ndeshje. 

Rrahmani e kompletoi ndeshjen te Napoli. 

Me fitore Bologna renditet ne vendin e tretë me 67 pikë dhe tashmë ka siguruar vendin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm. Napoli është në pozitën e tetë me 51 pikë. Kjo pozitë e kualifikon në Ligën e Konferencës për edicionin e ardhshëm.