Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani e ka kompletuar një tjetër ndeshje në qendër të mbrojtjes te Napoli.
Ai me skuadrën e Napolit të dielën pasdite mposhtën Monzën me përmbysje të rezultatit. Napoli fitoi 4:2, në kuadër të javës së 31-të të Serie A.
Monza mbylli pjesën e parë me epërsi 1:0. Por në pjesën e dytë Napoli shënoi katër gola për ta fituar takimin, 4:2.
Napoli zë vendin e shtatë me 48 pikë, ndërsa Monza është në vend të 11-të me 42 pikë.