Futboll

Rrahmani ka filluar të tregojë pikat e tij të forta

Albion Rrahmani

Përforcimi më i shtrenjtë në historinë e Spartës, gradualisht po fillon të marrë formë. Albion Rrahmani ka shënuar golin e parë në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma. Sulmuesi kosovar gradualisht po fillon të fitojë një vend në formacionin bazë dhe po tregon pse skuadra nga kryeqyteti i Çekisë ka paguar rreth pesë milionë euro për të

Sparta Praga solli Albion Rrahmanin si përforcim për të arritur kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Ai luajti ndeshjen e tij të parë me fanellën e kuqe në raundin e fundit të garës së milionerëve kundër Malmos suedeze.

Ai u inkuadrua në minutën e 69-të dhe 12 minuaa më vonë shënoi golin e dytë në fitoren 2:0 të Sparta Pragës. Ishte debutim ëndrrash.

Sparta i dha fund pritjes 19-vjeçare për të siguruar paraqitjen në fazën e grupeve të  Ligës së Kampionëve.

Pas ardhjes së sulmuesit kosovar, Jan Kuchta mori leje për t’u larguar, duke iu bashkuar Midtjyllandit.

Mst: Një përforcim i madh, më pas erdhi rënia

Rrahmani debutoi në Ligën e Kampionëve në ditën e fundit të gushti. Ndaj Hradec Kralove në ndeshjen e xhiros së shtatë të kampionatit elitar çek, ai luajti nga minuta e parë dhe pati një asistim e një gol të shënuar në fitoren 2:0. Rrahmani asistoi në minutën e tetë për Lukash Haraslinin, ndërsa shënoi në fundin e pjesës së parë me asistim të Ermal Krasniqit.

Tifozët e Spartës shpresonin që sulmuesi kosovar do të bëhej ylli i ri i skuadrës. Megjithatë, me kalimin e kohës, baruti i tij mbaroi dhe ai nuk ishte në formën më të mirë fizike. Ai shënoi një tjetër gol në fillim të tetorit në derbin e tij të parë me fanellën e Spartës ndaj Slavia Pragës. Por goli i tij në minutën e 65-të nuk mjaftoi.

Në tetor shënoi një tjetër gol për kupë të Çekisë, në fitoren e Spartës 4:0 ndaj Zbrojovka Brno. Megjithatë, ai nuk pati paraqitje të mira në ndeshjet e ligës dhe kështu Victor Olatunji fitoi rastin më shumë.

Madje, ndeshjet kundër Teplicës dhe Duklës, e uli në bankën e rezervistëve dhe në vend të tij në fushë u paraqit 20-vjeçari, Radek Shiler.

Me ndeshjen ndaj Karvinës, Rrahmani dha sinjale për tjetër mundësi

Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës, pati një tjetër rast ndaj Karvinës dhe e shfrytëzoi shumë mirë. Futbollisti 24-vjeçar udhëhoqi ekipin drejt fitores me një gol dhe një asistim. Ishin ndoshta 60 minutat më të mirë që nga transferimi në verë.

Me meritë, ai luajti më pas kundër Bohemiansit dhe Feyenoordit.

Të mërkurën mbrëma, Rrahmani ka shënuar golin e parë në fazën kryesore të Championsit. Në minutën e 43-të të ndeshjes kundër Feyenoordit, ai shënoi për 3:1, por nuk i mjaftoi Spartës për të marrë një pikë. Ai kaloi 77 minuta në fushë, më pas u zëvendësua nga Olatunji.

Rrahmani ka qenë pa dyshim një nga lojtarët më të mirë të Spartës dhe nëse vazhdon të përmirësohet, sigurisht që do të jetë një investim i mirë për kampionët në fuqi të Çekisë.

Sulmuesi shquhet me shfrytëzimin e rasteve dhe teknikën e avancuar, veçanërisht finalizimi i golave vlen të përmendet. Ai ka një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028.