Gara për titull të kampionit në Rumani ka përfunduar. Steaua e Bukureshtit është shpallur kampione në Rumani. Por ka mbetur ende e hapur gara për epitetin e golashënuesit më të mirë në Rumani.
Në garë janë Florinel Coman i Steauas me 18 gola, Albion Rrahmani i Rapidit me 17 gola e Philip Otele i Clujit që ka po ashtu 17 gola.
Rrahmanit i duhen edhe dy gola për ta fituar “Këpucën e Artë”, ndërsa Comani të mos shënojë asnjë, ashtu si edhe Otele.
Rapid Bukureshti dhe FCSB e luajnë ndeshjen e fundit të plejofit të dielën nga ora 21:00.