Futboll

Rrahje në ndeshjen e kategorive të reja në Kosovë

Rrahje në fushë

Një ngjarje aspak e mirë ka ndodhur të dielën pasdite në ndeshjen ndërmjet të grumoshave të reja. Në ndeshjen e grupmoshës U15 ndërmjet ekipeve Top Football dhe Ramiz Sadiku, që i takoi javës së 19-të të ligës U15 të Kosovës në futboll, pati rrahje.

Lojtarët e të dyja ekipeve janë përleshur gjatë ndeshjes, të cilën e fitoi Top Football me rezultat 3:0. Ndeshja u zhvillua në Mazkit, ku nikoqir ishte Top Football.

VIDEO:

KOHA ka siguruar videot e momentit të përleshjes së lojtarëve. Dëgjohen edhe zëra të disa prindërve që mbështesin rrahjen. Madje, dëgjohen duke bërë edhe nxitje për rrahje.

Dhunë në ndeshje të grupmoshat e reja, ka pasur edhe në të kaluarën.