Pas zyrtarizimit se Kupa e Botës do të organizohet nga Maroku, Spanja dhe Portugalia, në rrjetet sociale ka shkruar Cristiano Ronaldo.
Ronaldo aktualisht është 39-vjeçar. Por ai nuk pritet të luajë në atë Botëror. Megjithatë, i është gëzuar këtij lajmi.
“Ëndërr e bërë realitet. Portugalia do ta organizojë Kupën e Botës 2030 dhe do të na mbush me krenari. Bashkë!”, ka shkruar Ronaldo në platformën “X”.
Ai e ka postuar edhe një fotografi të tij ku shkruan: Ndjenja më e veçantë ndonjëherë e Kupës së Botës”.