Futboll

Ronaldo shënon golin e 918-të

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo vazhdon marshimin drejt “1000 golave”.

Të martën shënoi golin e 918 në karrierë në ndeshjen që Al-Nassr po e zhvillon ndaj Al-Khaleej, në kuadër të xhiros së 16-të të elitës së futbollit të Arabisë Saudite.

Golin për 1:0 e shënoi në minutën e 65-të.

VIDEO:

Ronaldo arrin shifrën e 919 golave

2 muaj më parë / 21 jan 2025 17:57
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo vazhdon marshimin drejt “1000 golave”. Të martën shënoi dy gola në fitoren e Al-Nassr ndaj ndaj Al-Khaleej me rezultatin 3:1. Me dy golat e shënuar të martën, Ronaldo ka arritur shifrën e 919 golave në karrierë. Kjo ndeshje e zhvilluar të martën, i takoi xhiros së 16-të të elitës së futbollit të Arabisë Saudite.

Ronaldo shënoi golin për 1:0 në minutën e 65-të. Al-Khaleej barazoi shifrat në 1:1 me gol të minutës së 80-të. Nga penalltia shënoi Kostas Fortounis, ndërsa një minutë më vonë, Al-Nassr shënoi golin e epërsisë 2:1. Sultan Al-Ghannam shënoi golin e dytë, ndërsa Ronaldo shënoi sërish në minutën e tetë shtesë të fundit të ndeshjes. Al-Nassr siguroi fitoren e nëntë nga 16 ndeshje të zhvilluara. Al-Khaleej nga minuta e 34-t luajti me një lojtarë më pak në fushë.

Al-Nassr nga 16 ndeshje ka fituar 32 pikë.