Cristiano Ronaldo nuk ka të ndalur. Të shtunën ai shënoi golin e 906-të në karrierën e jashtëzakonshme.
39-vjeçari ndihmoi Portugalinë në fitoren 3:1 në udhëtim ndaj Polonisë. Ndeshja i takoi Ligës A të Ligës së Kombeve.
Bernardo Silva shënoi për 1:0 në të mirë të Portugalisë në minutën e 26-të. Ronaldo shënoi për 2:0 në minutën e 37-të.
Polakët golin e shënuan në minutën e 78-të. Piotr Zielinski ishte realizator. Fare në fund, në minutën e 88-të, Jan Bednarek shënoi autogol për 3:1.
Portugalia udhëheq në Grupin A1 me nëntë pikë. Polonia është e treta me tri pikë. Gjashtë pikë i ka Kroacia në vendin e dytë, ndërsa Skocia është pa pikë.