Futboll

Ronaldo nuk e mendon pensionimin nga futbolli

Cristiano Ronaldo

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, i shënoi dy gola në fitoren e Portugalisë të premten në mbrëmje me rezultatin 5:1 ndaj Polonisë. Tashmë Ronaldo ka 910 gola në karrierë. Ai është edhe golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit.

Ronaldo ka deklaruar sërish se nuk është duke e menduar pensionimin nga futbolli aktiv.

“Nuk po planifikoj të pensionohem. Thjesht po e shijoj futbollin. Më pëlqen të luaj, po kënaqem shumë dhe më pas do të shohim për pensionim. 1000 gola në karrierë do të ishte mirë të arriheshin”, ka thënë Ronaldo, shkruan të shtunën “Talk Sport”.

Ronaldo aktivizohet te klubi nga Arabia Saudite, Al-Nassr.

Këtë edicion në kampionatin arab, 39-vjeçari Ronaldo në 15 ndeshje të luajtura ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë tri asistime.