Cristiano Ronaldo i është afruar edhe për dy gola të tjerë synimit të jashtëzakonshëm për 1000 gola në karrierë.
Tani portugezi i ka 931 gola të realizuar.
Ronaldo shkëlqeu të premten mbrëma në fitoren 3:1 të Al Nassr ndaj Al Hilalit. Ndeshja i takoi xhiros së 26-të të kampionatit të Arabisë Saudite.
Superylli shënoi në minutën e 47-të me asistim të Sadio Mane për 2:0. Në minutën e 88-të shënoi nga penalltia për 3:1, me të cilin rezultat përfundoi ndeshja.
Këtë edicion 40-vjeçari i ka 21 gola në 25 paraqitje kampionale në Arabinë Saudite.
Tjetër gol nga Ronaldo, tani i ka 931
Cristiano Ronaldo ka realizuar penallti për glin e 931-të në karrierë.
Ai shënoi për 3:1 në ndeshjen që Al Nassr po e luan ndaj Al Hilalit.
Ronaldo shënoi në minutën e 87-të.
VIDEO:
Cristiano Ronaldo bisa para o 1-3 do Al-Nassr sobre o Al-Hilal. 🐐#AlNassrAlHilal #HILNAS pic.twitter.com/ZKoaFMpWyn
— GoalFeed (@GoalFeedPT) April 4, 2025
Ronaldo – 930 gola
Cristiano Ronaldo ka shënuar edhe një gol tjetër në karrierë. Të 930-tin me radhë.
Superylli realizoi të premten mbrëma për Al Nassr, që po udhëheq 2:0 ndaj Al Hilalit, në kuadër të kampionatit të Arabisë Saudite.
Synimi i Ronaldos është të shënojë 1000 gola.
VIDEO:
CRISTIANO RONALDO GOAL VS AL HILAL
AL NASSR LEAD 2-0 !!!!!!
pic.twitter.com/0clUDTFUMA— Janty (@CFC_Janty) April 4, 2025