Futboll

Roma ndalet edhe nga Monza

Roma Serie A

Pas humbjes në Ligën e Evropës nga Elfsborgu, Roma është ndalur edhe nga Monza në Serie A të Italisë.

Roma të dielën mbrëma barazoi në udhëtim te Monza 1:1, në ndeshjen e xhiros së shtatë.

Artem Dovbyk shënoi për Romën në minutën e 61-të, por nëntë minuta më vonë, Dany Mota shënoi për 1:1, dhe e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Roma pas shtatë ndeshjeve ka 10 pikë në vendin e nëntë, ndërsa Monza në vendin e parafundit ka katër pikë.