Roma ka pësuar disfatë të thellë në shtëpi nga Bologna. Të hënën mbrëma, Roma humbi nga Bologna me rezultatin 3:1, në ndeshjen që i takoi javës së 33-të të Serie A.
Pjesën e parë, Bologna e mbylli me avantazh 2:0.
Oussame El Azzouri shënoi golin e parë në minutën e 14-të, kurse Joshua Zirkzee e shënoi golin e dytë në minutën e fundit të pjesës së parë. Roma u kthye në fillim të pjesës së dytë duke ngushtuar rezultatin në 2:1. Golin për Romën e shënoi Sardar Zmouni në minutën e 56-të.
Por në minutën e 65-të, Bologna shënoi edhe golin e tretë për 3:1, rezultat me të cilin përfundoi takimi. Alexis Saelemaekers shënoi golin e fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore, Bologna është forcuar në pozitën e katërt me 62 pikë, kurse Roma është një pozitë më poshtë me 55 pikë.