Futboll

Roma fiton thellë ndaj Sampdorias në Kupë

Roma

Roma ka fituar thellë ndaj Sampdorias të mërkurën në mbrëmje dhe në çerekfinale të Kupës së Italisë do të luajë kundër Milanit, që më herët e ka eliminuar Sassuolon 6:1. 

Roma fitoi 4:1 në “Olimpico”. 

Dy golat e parë i realizoi ukrainasi Artem Dovbyk. 

Për 3:0 në minutën e 24-t shënoi mesfushori Tommaso Baldanzi. 

Gerard Yepes shënoi për mysafirët në minutën e 61-të, kurse Eldor Shomurodov, e vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 79-të. 

Edhe kjo çerekfinale do të luhet më 5 shkurt të vitit të ardhshëm.