Futboll

Roma fiton minimalisht

Roma

Roma ka fituar 1:0 ndaj Veronas në xhiron e 33-të në Serie A për t’u ngjitur në top-6 pozitat që çojnë në garat evropiane.

Eldor Shomurodov realizoi golin e fitores qysh në minutën e katërt.

Pas 33 ndeshjeve, Roma është e gjashta me 57 pikë. Po aq pikë ka edhe Bologna si e pesta, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Lazio ka 56 pikë në vend të shtatë me një ndeshje më pak.

Verona është e 14-ta me 32 pikë.