Futboll

Roma fiton bindshëm ndaj Bragas

oma ka fituar me rezultat bindës ndaj Bragas

Roma ka fituar me rezultat bindës ndaj Bragas në Ligën e Evropës, në xhiron e gjashtë të Ligës së Evropës. 

Roma të enjten mbrëma fitoi 3:0 në stadiumin “Olimpico”, me golat e Lorenzo Pellegrinit dhe mbrojtësve Saud Abdulhamid dhe Mario Hermoso. 

Nga minuta e 68-të, mysafirët mbetën me një futbollist më pak, pasi direkt me karton të kuq u ndëshkua Matheus. 

Roma pas gjashtë ndeshjeve të luajtura ka nëntë pikë, dy më shumë se Braga.