Futboll

Roma e Juventusi barazojnë në derbin e madh

Roma dhe Juventusi

Nuk ka dhënë fitues derbi i madh i Serie A mes Romës dhe Juventusit.

Ndeshja e së dielës mbrëma i takoi xhiros së 35-të të kampionatit italian, ndërsa përfundoi 1:1.

Roma kaloi në epërsi 1:0 me golin e shënuar në minutën e 15-të nga Romelu Lukaku.

Juve barazoi në minutën e 31-të. Gleison Bremer konkretizoi për 1:1.

Juventusi është i treti me 66 pikë. Roma fitoi pikë të vlefshme në garën për kualifikim në Champions. Është e pesta me 60 pikë, tri më shumë se Atalanta, që ka dy ndeshje më pak të luajtura. Pozita e pestë në Serie A dërgon në Champions.