Futboll

Roma avancoi në gjysmëfinale, por e humbi Lukakun

Romelu Lukaku

Të enjten në mbrëmje, Roma avancoi në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, megjithatë, ka marrë goditje në fazën e sulmit.

Romelu Lukaku ka pësuar lëndim muskulor dhe ende nuk dihet për sa kohë do të jetë jashtë fushës.

Kështu ka shkruar “Football-Italia” të premten.

Roma në ndeshjen kthyese në “Olimpico” fitoi 2:1 ndaj Milanit, ndërsa duelin e parë e kishte fituar 1:0 në “San Siro”.

Lukaku ka shënuar 18 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën që drejtohet nga Daniele De Rossi.