Futboll

Rodriguez kthehet në La Liga

James Rodriguez te Rayo Vallecano

Kolumbiani James Rodriguez është kthyer që të luaj në elitën e futbollit spanjoll. Të hënën skuadra e Rayo Vallecanos ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për ta transferuar Rodriguezin. 
33-vjeçari ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin spanjoll. 

“Vallecano dhe Rodriguez kanë arritur marrëveshje dhe mesfushori i bashkohet skuadrës sonë. Kolumbiani i bashkohet radhëve të Rayos pasi u zgjodh lojtari më i mirë i Kupës së Amerikës. James përfaqëson vlerat e klubit”, ka njoftuar Rayo Vallecano. 

Rodriguez së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Brazili, Sao Paulo. Karrierë ka bërë edhe te Olympiacosi, Al-Rayyani, Evertoni, Real Madridi, Bayern Muencheni, Monaco, Porto, Banfieldi dhe Envigado.