Mesfushori i Spanjës, Rodri, e ka humbur sezonin për shkak të lëndimit të rëndë të pësuar ndaj Arsenalit në derbin e javës së pestë të Premier Leagues së Anglisë.
Rodri, pas një përplasje të ashpër në minutën e 21-të me mesfushorin e Arsenalit, Thomas Partey, e ka lënduar gjurin e djathtë. “Testet fillestare kanë treguar se Rodri mund të humbasë pjesën tjetër të sezonit, duke I dhënë kampionëve një goditje të rëndë në përpjekjen e tyre për të fituar titullin e pestë rresht në Premier League.
Rodri do t’i nënshtrohet kontrollimeve shtesë, por City ka frikë nga më e keqja”, shkruan ndër të tjera “The Guardian”.
Për Cityn, Rodri do të jetë mungesë e madhe. Spanjolli është lider i skuadrës angleze.
Rodri është njëri prej 30 kandidatëve për ta fituar “Topin e Artë”.