Futboll

Rodri: City është klubi më i mirë në botë

Rodri me Topin e Arte

Foto: Associated Press

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, u shpall fitues i Topit të Artë të hënën mbrëma në ceremoninë e mbajtur në Paris.

Rodri u shpreh i lumtur me fitimin e Topit të Artë, por ai thotë se pa skuadrën e Cityt nuk mund ta kishte fituar këtë çmim.

“Manchester City është klubi më i mirë në botë. Nuk mund të kisha arritur këtë çmim pa klubin tim. Mund të them vetëm faleminderit shumë. Fitimi i Topit të Artë është realizimi i një ëndrre, një nder i vërtetë”, ka thënë Rodri.

Rodri me Spanjën e fitoi Kampionatin Evropian “Gjermania 2024” ndërsa me Cityn e fitoi Premier Leaguen. Aktualisht spanjolli është i lënduar dhe do të mungojë për një kohë të gjatë.