Rijeka nuk e ka shfrytëzuar gabimin e Hajdukut të Splitit pasi të shtunën mbrëma u mposht 2:0 nga Istra.
Kjo ndeshje i takoi javës së 30-të të elitës së futbollit kroat.
Hajduku të premten mbrëma u ndal në barazim 1:1 nga Varazhdini.
Rijeka pavarësisht disfatës mbetet lidere me 56 pikë.
56 pikë i ka edhe Hajduku në vendin e dytë.
Rijeka nuk e shfrytëzoi gabimin pasi kishte mundësinë që ta rriste diferencën e pikëve.
Golat për skuadrën e Istras i realizuan Salim Lawal në minutën e 28-të dhe Vinko Roziq në minutën e 70-të.
Istra ka 38 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë.