Futboll

Rexhbeçaj në radarin e disa klubeve evropiane

Elvis Rexhbeçaj

Foto: FFK

E ardhmja e futbollistit kosovar, Elvis Rexhbeçaj, mund të jetë jashtë Bundesligës. Mesfushori i Augsburgut po përcillet nga disa skuadra dhe sipas raportimeve të “fusballtransfers” në Gjermani, po i konsideron disa opsione.

27-vjeçari po kërkohet nga gjigantët skocezë e turq, Celtic dhe Beshiktash, dhe nga skuadra e famshme italiane Parma. Po ashtu raportohet se për futbollistin interesim kanë shprehur edhe klube nga Championshipi anglez.

Ylli i ri i Kosovës ka kontratë deri në verën e vitit 2026 me klubin gjerman.

Rexhbeçaj u paraqit në dy ndeshjet e fundit të Kosovës ndaj Islandës në play-offin e Ligës së Kombeve. Ai realizoi gol në fitoren 2:1 në Prishtinë, ndërsa ishte ndër të dalluarit edhe në fitoren 3:1 në Spanjë.