Futboll

Retegui, lojtari i muajit tetor në Serie A

Mateo Retegui

Ylli i skuadrës së Atalantas dhe Italisë, Mateo Retegui, është emëruar si lojtari më i mirë i muajit tetor.

Sulmuesi i “nerazzurrëve” është golashënuesi më i mirë në Serie A për momentin me 11 gola në 12 paraqitje.

Ai shënoi gjashtë gola në katër paraqitje në muajin tetor.

“Kontributi i Mateo Regeguit në paraqitjet e Atalantas në pjesën e parë të sezonit ka qenë i jashtëzakonshëm. Ai është në mesin e sulmuesve më të mirë që kanë debutuar me fanellë të re në Serie A”, ka thënë shefi ekzekutiv i “Lega Serie A”, Luigi De Siervo.