Klubi i madh spanjoll Real Madrid ka marrë një vendim për mbrojtësin anësor spanjoll Dani Carvajal i cili u lëndua rëndë të shtunën në fitoren 2:0 të Realit kundër Villarrealit.
Carvajal do t’i mungojë Realit për disa muaj pasi lëndoi ligamentet e gjurit.
Reali të dielën ka njoftuar është dakorduar me Carvajalin për vazhdim të kontratës. Carvajal ka firmosur kontratë deri në vitin 2026.
“Real Madridi njofton se, siç ishte planifikuar, ka rënë dakord me Dani Carvajalin për ta vazhduar kontratën e lojtarit. Ai mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor të vitit 2026”, thuhet në komunikatën e Realit.