Real Madridi ka vendosur që të mos marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve zyrtare para finales së Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, që zhvillohet të shtunën nga ora 22:00.
“Marca” ka raportuar të premten mbrëma se Reali e ka anuluar pjesëmarrjen në konferencën e planifikuar për shtyp, stërvitjen para ndeshjes dhe realizimin e fotos zyrtare.
Te Reali janë shumë të zemëruar me arbitrin Ricardo De Burgos Bengoetxea, i cili do ta ndajë drejtësinë në finale, si dhe me arbitrin e VAR-it, Pablo Gonzalez Fuertes.
Reali kërkoi nga Federata Spanjolle që t’i zëvendësojë të dy arbritrat.
Federata ia ka refuzuar kërkesën Realit.
Ka raportime se Reali po e mendon seriozisht që të mos paraqitet në finale.
Arbitri Ricardo de Burgos Bengoetxea qau të premten në konferencë për shtyp për shkak të kritikave që iu kanë bërë të enjten nga televizioni i Real Madridit. Televizioni zyrtar i klubit madrilen shfaqi gabime të arbitrit të caktuar për ta drejtuar finalen.
Real Madridi me tjetër reagim: Nuk e kemi konsideruar kurrë tërheqjen nga finalja
Real Madridi ka bërë edhe një reagim të premten vonë. Ka thënë se lajmet se mund ta mos luajë finalen janë vetëm spekulime. Klubi mbretëror ka thënë se pavarësisht deklaratave të gjyqtarëve, një finale e tillë nuk mund të njolloset.
Reagimi i Realit:
Në dritën e spekulimeve që kanë dalë në orët e fundit, Real Madrid njofton se ekipi ynë nuk e ka konsideruar kurrë tërheqjen nga finalja e nesërme.
Klubi ynë e kupton se deklaratat e papërshtatshme të bëra nga gjyqtarët e caktuar për këtë ndeshje, të bëra 24 orë para finales, nuk mund të njollosin një ngjarje sportive me rëndësi globale që do të ndiqet nga qindra miliona njerëz, dhe nga respekti për të gjithë tifozët që planifikojnë të udhëtojnë për në Sevilla, dhe të gjithë ata që janë tashmë në kryeqytetin andaluzian.
Real Madrid beson se vlerat e futbollit duhet të mbizotërojnë, pavarësisht armiqësisë që është manifestuar edhe një herë sot kundër klubit tonë nga gjyqtarët e caktuar për finalen.
Pasojat e mëdha për Realin nëse nuk luan në finale
Real Madridi, nëse vendos që të mos paraqitet në finale të Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, do të ketë pasoja të rënda.
“Mundo Deportivo” shkruan se nëse Reali refuzon që të paraqitet në finale atëherë në edicionin e ardhshëm do të përjashtohet nga Kupa e Mbretit.
Reali po ashtu do të gjobitet nga 6000 deri në 9000 euro.
Nëse realizohet bojkoti i madrilenëve, finalja e Kupës së Mbretit mund të luhet ndërmjet Barcelonës dhe Real Sociedadit. Sociedadi ishte skuadra që u eliminua nga Reali në gjysmëfinale.
Reali të premten mbrëma vendosi që të mos marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve zyrtare para finales së Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, që zhvillohet të shtunën nga ora 22:00.
Presidenti i Federatës spanjolle: Finalja do të luhet
Presidenti i Federatës Spanjolle të futbollit, Rafael Louzan, ka konfirmuar se finalja e Kupës së Mbretit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet.
Finalja do të luhet të shtunën nga ora 22:00.
“Do të luhet finalja, jam shumë i qetë”, ka deklaruar Louzan, shkruajnë të premten mediumet spanjolle.
Kjo deklaratë e presidentit të Federatës Spanjolle vjen pasi Real Madridi vendosi që të mos marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve zyrtare para finales së Kupës së Mbretit.
Reali është i pakënaqur me arbitrin Ricardo De Burgos Bengoetxea, i cili do ta ndajë drejtësinë në finale, si dhe me arbitrin e VAR-it, Pablo Gonzalez Fuertes.
Klubi mbretëror kërkoi nga Federata Spanjolle që t’i zëvendësojë të dy arbritrat. Por një gjë e tillë u refuzua nga Federata Spanjolle.
Reali i quan të papranueshme deklaratat e gjyqtarëve
Skuadra e Real Madridit nëpërmjet një reagimi i ka konsideruar të papranueshme deklaratat e dy gjyqtarëve Ricardo de Burgos Bengoetxea dhe Pablo Gonzalez Fuertes para finales së nesërme të Kupës së Mbretit.
Të dy gjyqtarët të premten u paraqiten në konferencë për shtypë para finales së Kupës së Mbretit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit që zhvillohet të shtunën nga ora 22:00. Ricardo de Burgos Bengoetxea është gjyqtari kryesor që do ta ndajë drejtësinë në finale kurse Pablo Gonzalez Fuertes është në VAR.
Ricardo de Burgos Bengoetxea qau në konferencë për shtyp për shkak të kritikave që iu kanë bërë të enjten nga televizioni i Real Madridit. Televizioni zyrtar i klubit madrilen shfaqi gabime të arbitrit të caktuar për ta drejtuar finalen. Kërkoi zëvendësimin e tij – kërkese që iu refuzua
Dhe deklaratat në konferencë për shtyp nuk i kanë pëlqyer klubit mbretëror që së fundi ka publikuar një komunikatë në faqen zyrtare për arbritrat.
“Real Madridi i konsideron deklaratat publike të bëra sot nga gjyqtarët e caktuar për finalen e nesërme të Kupës së Mbretit si të papranueshme. Këto protesta, të cilat çuditërisht janë përqendruar në videot nga një media e mbrojtur nga liria e shprehjes si Real Madrid TV, të kryera qëllimisht 24 orë më parë kundër njërit prej pjesëmarrësve në finale, demonstrojnë, edhe një herë, sjelljen e qartë dhe të dukshme të këtyre gjyqtarëve ndaj Real Madridit”, shkruhet në njoftimin e “Los Blancos”.
Në deklaratë thuhet tutje se presin reflektim nga Federata spanjolle dhe organi i gjyqtarëve.
Reali ka vendosur që të mos marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve zyrtare para finales së Kupës së Mbretit.
Deklarata e plotë e Realit:
“Real Madridi i konsideron deklaratat publike të bëra sot nga gjyqtarët e caktuar për finalen e nesërme të Kupës së Mbretit si të papranueshme.
Këto protesta, të cilat çuditërisht janë përqëndruar në videot nga një media e mbrojtur nga liria e shprehjes si Real Madrid TV, të kryera qëllimisht 24 orë më parë kundër njërit prej pjesëmarrësve në finale, demonstrojnë, edhe një herë, sjelljen e qartë dhe të dukshme të këtyre gjyqtarëve ndaj Real Madridit. Deklarata edhe më të habitshme, me ton kërcënues, duke aluduar në unitetin e gjyqtarëve, u përdorën për të njoftuar masa ose veprime të supozuara që nuk i përmbushin parimet e drejtësisë, objektivitetit dhe paanshmërisë që duhet të mbizotërojnë vetëm disa orë para një ngjarjeje futbolli që tërheq vëmendjen e qindra miliona njerëzve në mbarë botën.
Duke pasur parasysh seriozitetin e asaj që ndodhi, Real Madrid shpreson që ata që janë përgjegjës në Federatën spanjolle dhe organin e gjyqtarëve do të veprojnë në përputhje me rrethanat, duke miratuar të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur prestigjin e institucioneve që ata përfaqësojnë”.