Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, nuk ka realizuar gol në La Liga një kohë të gjatë.
Muriqi këtë edicion në 18 ndeshjet e luajtura me Mallorcan në të gjitha garat ka kontribuar me tri gola dhe dy asistime.
30-vjeçari Muriqi këtë fundjavë e ka mundësinë që ta realizoj golin e katërt sezonal.
Ai me Mallorcan, të shtunën nga ora 18:30, do të luajnë në udhëtim tek Atletico Madridi.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 22-të të elitës së futbollit spanjoll.
Mallorca ka 30 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë.
Ateltico është në vendin e dytë me 45 pikë.
Lider është Real Madridi me katër pikë më shumë.
Reali të shtunën do të jetë mysafir i Espanyolit, nga ora 21:00.
Tek Espanyoli aktivizohet mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla. Espanyoli është i 18-ti me 20 pikë. Rrjedhimisht Real Madridi është favorit i madh.
Ndërkohë të dielën nga ora 14:00, Barcelona e pret Deportivo Alavesin.
Barça është në pozitën e tretë me 42 pikë. Alavesi renditet i 17-ti me 21 pikë. Barça po ashtu llogaritë në pikë të reja.
Fillimin e edicionit gjiganti katalunas e kishte shumë të mirë por më pas lëshoi pikë dhe kjo bëri që ta humbë pozitën e parë.