Futboll

Rashica shënon supergol në Ligën e Evropës

Rashica Beshiktash

Milot Rashica

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka shënuar supergol në Ligën e Evropës. 

Ai shënoi në minutën e 17-të golin e epërsisë 1:0 të Beshiktashit ndaj Athletic Bilbaos. 

Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në Stamboll dhe i takon xhiros së shtatë të Ligës së Evropës. 

Nga minuta e parë po paraqitet edhe Erneset Muçi.

Rashica shënon dy gola në fitoren e Beshiktashit në Ligën e Evropës

2 muaj më parë / 22 jan 2025 18:26
Milot Rashica

Futbollisti i i Kosovës, Milot Rashica, ka shënuar dy gola në fitoren e thellë 4:1 të Beshiktashit ndaj Athletic Bilbaos në Ligën e Evropës. Ndeshja Beshiktash – Athletic Bilbao u zhvillua të mërkurën, ndërsa i takoi xhiros së shtatë të Ligës së Evropës.

Rashica shënoi golin e parë dhe të dytë. Të parin e realizoi në minutën e 17-të për 1:0, ndërsa të dytin në minutën e 60-të për 2:1. Rashica u përfshi edhe në golin e tretë të shënuar nga Rafa Silva në minutën e 78-të.

Në fund, Beshiktashi fitoi 4:1. Rashica luajti deri në minutën e 79-të, kurse Ernest Muçi deri në minutën e 87-të. 

Për Beshiktashin ishte fitorja e tretë nga shtatë ndeshje. Ka edhe katër humbje, kurse Athletic Bilbao ka fituar 16 pikë.

Rashica shënon edhe golin e dytë

2 muaj më parë / 22 jan 2025 17:56
Rashica

Momenti i golit të dytë të Rashicës ndaj Athletic Bilbaos

Milot Rashica ka shënuar një tjetër gol në Ligën e Evropës. 

Ai shënoi golin e epërsisë 2:1 në minutën e 60-të ndaj Athletic Bilbaos.

VIDEO: Goli i dytë

 

VIDEO: Goli i parë