Futboll

Rashica përfshihet te goli i fitores së Beshiktashit

Milot Rashica

Skuadra e Beshiktashit e ka shënuar fitoren e tretë rresht në të gjitha garat.

Beshiktashi të shtunën e ka mposhtur në shtëpi Trabzonsporin me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 24-t të elitës së futbollit turk.

Te goli i fitores është përfshirë sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 17-të me golin që e shënoi Simon Banza.

Rafa Silva i barazoi shifrat në minutën e 53-të.

Pas harkimit të Rashicës në zonë mbrojtësi i Trabzonsporit, Arseniy Batagov, shënoi autogol për rezultatin përfundimtar 2:1. Ndodhi kjo në minutën e 65-të.

Rashica luajti deri në minutën e 78-të dhe u zëvendësua me Ernest Muçin.

Beshiktashi ka 38 pikë në vendin e pestë.

Trabzonspori ka 29 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë.