Futboll

Rashica largohet nga Skënderbeu, pritet të zyrtarizohet në Ukrainë

Ermir Rashica

Ermir Rashica

Sulmuesi i talentuar, Ermir Rashica, ka njoftuar të premten se po largohet nga Skënderbeu i Korçës.

20-vjeçari ka shkëlqyer te skuadra nga Korça, ndërsa pritet ta bëjë hapin tutje në karrierë.

Ai pritet të transferohet te Metalist Kharkivi në elitën ukrainase. Është raportuar se transferimi i tij kushton 800 mijë euro.