Futboll

Rashica kontribuon me asistim në barazimin e Beshiktashit

Milot Rashica

Milot Rashica ka kontribuar me një asistim të shtunën në barazimin e Beshiktashit. 

Beshiktashi të shtunën mbrëma barazoi 1:1 me Goztepen në udhëtim. 

Kjo ndeshje i takoi javës së 32-të të Superligës së Turqisë në futboll. 

Sulmuesi i Kosovës, Rashica, asistoi te goli i epërsisë të cilin e shënoi Rafa Silva në minutën e dhjetë. 

Ai luajti deri në minutën e 82-të. 

28-vjeçari Rashica këtë edicion në 37 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka katër gola dhe dhjetë asistime. 

Beshiktashit i mungoi sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, për shkak të lëndimit. 

Beshiktashi ka 49 pikë dhe renditet në pozitën e pestë. 

Goztepe ka nëntë pikë më pak në mesin e tabelës.