Futboll

Rashica e Muçi luajnë në barazimin e Beshiktashit, Muja zëvendësues te Samsunspori

Rashica

Milot Rashica e kompletoi ndeshjen, kurse Ernest Muçi luajti deri në minutën e parë të kohës shtesë në barazimin e Beshiktashit në udhëtim te Bashakshehiri.

Ndeshja u mbyll 1:1, ndërsa i takoi xhiros së 31-të të Superligës së Turqisë.

Omar Colley shënoi për Beshiktsahin në minutën e 16-të, kurse Emirhan Ilkhan ia siguroi një pikë vendësve me golin e minutës së 95-të.

Beshiktashi ka 47 pikë në vendin e katërt.

Bashakshehiri ka 43 pikë në vendin e shtatë.

Samsunspori ndërkohë barazoi pa gola me Pendiksporin.

Arbnor Muja te Samsunspori luajti nga minuta e 58-të.

Samsunspori po lufton për mbetje në elitë. Ka 37 pikë në vendin e 12-të.