Milot Rashica dhe Ernest Muçi patën paraqitje të mirë me Beshiktashin, që të dielën në mbrëmje e fitoi thellë ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së Turqisë ndaj Antalyasporit, 4:2.
Rashica asistoi në golin për 1:1 dhe për 3:2, në minutën e 13-të dhe të 56-të, kur shënuan Ciro Immobile dhe Rafa Silva.
Ndërkohë, Ernest Muçi i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 88-të, shënoi në golin e fundit në ndeshje për 4:2, në minutën e 95-të.
Rashica e kompletoi ndeshjen.
Amar Gërxhaliu te mysafirët ishte në bankën rezervë.
Beshiktashi në dy ndeshje ka po aq fitore dhe prinë në tabelë me Galatasarayn që ka gjashtë pikë po ashtu.
Antalyaspori e ka një pikë në dy ndeshje.