Beshiktashi ka fituar një pikë në udhëtim të hënën mbrëma në Superligën e Turqisë. Pikën e fitoi një minutë para fundit të ndeshjes kundër Kasimpashës. Ndeshja Kasimpasha – Beshiktash i takoi ja vës së 30-të. Pjesën e dytë, Beshiktashi e luajti me një lojtarë më pak në fushë. Në minutën e 44-t, Beshiktashit iu largua me karton të kuq një lojtar. Por skuadra e Beshiktashit nuk u dorëzua dhe në minutën e 89-të shënoi golin e barazimit 1:1. Ernest Muçi luajti për Beshiktashin deri në minutën e 73-të, kurse Milot Rashica u aktivizua në pjesën e dytë.
Beshiktashi zë vendin e katërt me 48 pikë nga 28 ndeshje. Kasimpasha është në vendin e nëntë me 39 pikë.