Milot Rashica dhe Ernest Muçi kanë qenë titullarë për Beshiktashin që humbi derbin e Turqisë ndaj Fenerbahçes të shtunën me rezultat 2:1.
Ndeshja i takoi xhiros së 34-të të elitës së futbollit turk.
Sulmuesi Michy Batshuayi shënoi golin e parë në minutën e 30-të të ndeshjes, ndërsa Irfan Kahveci në minutën e 69-të realizoi golin e dytë dhe të fundit për Fenerbahçen.
Golin e vetëm për Beshiktashin e shënoi Cenk Tosun në minutën e 82-të.
Rashica luajti vetëm pjesën e parë në humbjen e Beshiktashit, kurse Muçi u paraqit deri në minutën e 62-të.
Me këtë fitore Fenerbahçe renditet në pozitën e dytë me 89 pikë. Beshiktashi është në vend të pestë me 51 pikë.