Futboll

Rashani i suspenduar nuk luan ndaj Monacos

Elbasan Rashani

Elbasan Rashani nuk do të luajë të shtunën në udhëtimin te Monaco, në kuadër të xhiros së 32-të të elitës së futbollit francez. 

Rashani është i suspenduar shkaku i kartonëve të verdhë dhe do të jetë mungesë për sulmin e Clermontit, në ndeshjen që nis në orën 17:00. 

Sulmuesi 30-vjeçar i Kosovës shënoi dy gola në fundjavën që lamë pas kundër Reimsit në fitoren 4:1. 

Por, nuk do të mund ta vazhdojë formën e mirë nga ndeshja e kaluar.